Vëllai i Ilaz Kodrës demanton lajmin: Foto ishte me datë 28.11.2019

Vëllai i heroit Ilaz Kodra, ka demantuar lajmin se Albin Kurti ka bërë vizitë në kullë në këtë kohë të fushatës zgjedhore, duke treguar se ajo foto e shpërndarë tash, ka qenë e realizuar me datë 28.11.2019, pra me rastin e Festës së Flamurit, shkruan Fokusi.info.

Postimi i tij në Facebook:

Të nderuar miq,
Ndjehem i obliguar të sqarohem në lidhje me një foto që po qarkullon në mediat elektronike ku shihem unë dhe Albin Kurti në kullën e vëllaut tim, heroit Ilaz Kodra.
Ajo foto e shpërndarë tash, ka qenë e realizuar me datë 28.11.2019, pra me rastin e Festës së Flamurit.
Dera e shtëpisë tonë dhe e Kullës së Ilaz Kodrës është e hapur për secilin vizitor pa dallim partie apo bindjeje politike.

Çdo tentim për ti japur kahje tjetër asaj fotoje, në këtë kohë të fushatës zgjedhore është i padrejtë dhe i pasaktë.

Me respekt,
Avni Kodra

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1285414498508629&id=100011202727159

Ky ishte lajmi që e kishte dhënë një bashkëpartiak i Albin Kurtit:

Kurti viziton kullën e Ilaz Kodrës