Vendos gjykata, 1 muaj paraburgim sulmuesve të gazetarit Valon Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar një muaj paraburgim tre të dyshuarit për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Mirlinda Gashi, përmes komunikatës për media.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të kësaj gjykate.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ditën e djeshme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Sulmin ndaj Sylës kishte ndodhur të martën mbrëma në Prishtinë dhe të dyshuarit janë L.D, K.H dhe O.H, ku dy nga ta raportohet se janë vëllezër mes vete.

Ndaj tre personave që janë të dyshuar për sulmin, rëndohet akuza e kryerjes së veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”./Fokusi.info/