Veseli: I lus OVL-UÇK’në të anulojnë protestën e 9 korrikut (video)

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka kërkuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së që të anulojnë protestën e paralajmëruar më 9 korrik, shkruan Fokusi.info.

Përmes një video-mesazhi, Veseli kërkon anulimin e protestës për shkak të pandemisë.

“Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik”, ka thënë Veseli.

OVL-UÇK ka thirrur protestë gjithëpopullore në Prishtinë në kundërshtim të Gjykatës Speciale pas ngritjes së aktakuzave nga Prokurori Special ndaj Presidentit Thaçi dhe Kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të cilat pritet të konfirmohen apo të hudhen poshtë nga gjykatësi i Dhomave të Specializuara./Fokusi.info/