Veseli ka shkarkuar edhe Sokol Bashotën

I liruar nga detyra me vendim të kryetarit Kadri Veseli, është edhe Sokol Bashota i cili ishte zgjedhur kryetari i degës së partisë në komunën e Klinës.

Nga kabineti i kryeparlamentarit Veseli, konfirmojnë për Gazetën Metro se përveç ministrit Beqaj, zëvendësministrit Çeku, këshilltarit të Veselit, Nijazi Kryeziu, Qemajl Mustafës etj, i liruar nga detyra në këtë parti është edhe ish kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Bashota ishte shpallur fajtor për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Pejës, në maj të këtij viti.

Bashota ishte dënuar me nga 6 muaj burgim me kusht dhe dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro për akuzat e Prokurorisë për deklarim të rremë të pasurisë, megjithatë ky dënim nuk është bërë ende i plotfuqishëm.