Veseli pas fitores shkon në zhveshtoren e përfaqësueses dhe këndojnë besa-besë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas fitores së Kosovës ndaj Bullgarisë ka shkuar në zhveshtoren e përfaqësueses.

Ai në Facebook ka publikuar një video ku shihet duke i uruar futbollistët për triumfin historik, duke mbajtur një fjalim të shkurtër, si dhe duke kënduar besa-besë.

Kosova mposhti si mysafir Bullgarinë në minutat e fundit me rezultat 2-3, duke siguruar tre pikë në kualifikimet në “Euro 2020”./fokusi.info/