Veseli takon Komandantin e KFOR-it

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar Komandantin e KFOR-it Lorenzo D’Addario, me të cilin kanë biseduar rreth të gjitha temave nga aktualiteti politik.

“Sot patëm një takim shumë të këndshëm me Komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario. E falënderova për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë. Biseduam të gjitha temat nga aktualiteti jonë politik, me theks të veçantë ato që lidhen me sigurinë dhe rendin.

KFOR-i është partneri jonë më i besueshëm në këtë drejtim, prandaj u zotuam se bashkarisht do të koordinohemi në të gjitha veprimet tona që kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë”, ka thënë Veseli.