Veseli viziton Thaçin pas operimit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar Presidentin Hashim Thaçi në Klinikën e Urologjisë aty ku po qëndron i shtrirë pas një operimi që ka pasur.

“Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite, i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë”, është shprehur Veseli.

“Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”.