Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një femër

Një vet-aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferziaj.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në vetaksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka humbur jetën një femër.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë  se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30.

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër) ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Fokusi.info/