Veterani i UÇK-së kritikon mediet: Keqpërdorën statusin e Klinakut

Veterani i UÇK-së, Kapllan Parduzi, në emisionin “Politiko” ka folur rreth statusit të Faton Klinakut ku është përmendur Albin Kurti.
Sipas tij, nuk ka pasur kërcënim në tekstin e Klinakut dhe se ky status është keqpërdorur nga mediat dhe shoqëria.

“Është keqpërdorur shkrimi i Klinakut nga shumica e mediave, sepse unë nuk mendoj se brenda tekstit ka pasur kërcënim, por fatkeqësisht gjithëçka është politike dhe po politizohet skajshëm dhe po keqpërdoret, në anën tjetër është një sulm i paparë i një pjese tjetër të shoqërisë që pavetëdije e sulmojnë vlerën sublime të UÇK-së, ata takohet çdo ditë dhe çka është e dhimshme asnjëherë ose rrallë herë politika ka dal në mbrojte të tyre”, tha ai në Kanal10.

Parduzi shton se në këtë rast kemi të bëjmë me drejtësinë selektive.