Vetëvritet 28-vjeçar në Prishtinë

Një 28 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Sokol Sopi”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinë, Agron Borovci ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku emergjent.

Tutje Borovci ka njoftuar se policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit.

“Rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 28 vjeç. Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.” – ka bërë të ditur Borovci.