Vetura godet këmbësoren në Vushtrri, policia e ambulanca në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë sot.

Një grua, kalimtare e rastit është goditur nga një veturë në lëvizje, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes janë parë policia dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë marrë gruan e aksidentuar.

Ende nuk dihet lidhur me gjendjen shëndetësore të viktimës ose nëse dikush është arrestuar lidhur me rastin.

Në fotografitë e siguruara nga lajmi.net shihet viktima e shtrirë në tokë derisa po tentohet t’i jepet ndihma e parë.