Vidhen mbi 5800 euro në qendrën e regjistrimit civil në Podujevë

Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur mbi 5800 euro në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë.

Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR”, thuhet në raportin e policisë.