Virusi mutant/ Anglia futet në izolim më të rreptë se në mars

Përhapja e shpejtë e një varianti të koronavirusit të ri ka bërë që Anglia të futet në një izolim edhe më të thellë se në marsin e shkuar.

Sipas Daily Mail, masat e rrepta u prezantuan nga kryeministri Boris Johnson.

Ai tha se shkollat do jenë të mbyllura deri në mesin e shkurtit, kurse njerëzit do të dalin jashtë vetëm për nevoja esenciale.

Vendimi vjen pasi vendi regjistroi një rekord prej mbi 58 mijë rastesh të reja në 24 orë.

Virusi i ri mutant përhapet më lehtë, duke shkaktuar frikë se do e bëjë vaksinën të paefektshme./Fokusi.info/