Vizita e Lajçakut dhe Escobarit në Kosovë po vjen prej budallakive të Kurtit

Dardan Molliqaj – Kryetar i PSD-së, ka thënë se sa herë i duhet të ndërhyjë KFOR-it, i bie që sovraniteti i Kosovës po cenohet.

Më tej, ai ka thënë se vizitat e ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë – Serbi, Lajcak dhe Escobar në Kosovë, kanë ardhë si rezultat i “budallakive të rrezikshme”, të Albin Kurtit, raporton Gazeta10.

“Sa herë që duhet KFOR-i ka me marrë situatën nën kontroll, pra kemi degradim të kontrollit dhe sovranitetit territorial. Kështu që vizita e Lajcakut dhe Escobarit në Kosovë po vjen prej budallakive të rrezikshme, tepër të rrezikshme të Albin Kurtit që procesin e Kosovës po e rrezikojnë”, ka thënë ai në Politiko.