Vjen reagimi i parë i Gold AG pasi u mor në pyetje nga policia

Ka reaguar Arian Agushi.

Reperi Gold AG gjatë ditës së sotme është marrë në pyetje nga Policia, lidhur me këngën e re “Shkronjat e arta”, shkruan lajmi.net.

Këtë këngë, reperi ia ka dedikuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përmend edhe Shkëlzen Gashin, lidhur me deklaratën e tij.

E kur të gjithë e prisnin reagimin e Goldit, ai e bëri këtë shkurt nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Mos më prek ku s’prekë shqiptari ??”, u shpreh ai pranë postimit të fotografisë.

Kjo nuk ishte hera e parë që Goldi merret në pyetje nga Policia për një këngë të tij, ngase projektet iu bënë ‘mollë sherri’ edhe vite më parë.Në vitin 2014, reperi u paraqit në Polici, për intervistim, kjo për shkak të këngës “Shqiptar”.