Vjosa Osmani i dorëzon Kadaresë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dorëzuar këtë të martë shkrimtarit Ismail Kadare Dekretin e nënshtetësisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo i ka uruar Kadaresë mirëseardhjen në familjen e madhe të Kosovës e gjithashtu ka uruar që rrëfimet e tij të vazhdojnë të pushtojnë botën.

“Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”-shkruan presidentja e Kosovës.