Vota e diasporës: Bujar Osmani del se po e mund me dallim të madh Arben Taravarin e VLEN-it

Për çdo katër vota të Bujar Osmanit rivali i tij Arben Tavari duket se ka marrë vetëm një. Kjo referuar vetëm votës së diasporës shqiptare të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë hedhur paraprakisht fletvotimet nga mërgata për favoritët e tyre në garën presidenciale.

Këto janë informacionet e fundit që vijnë nga Maqedonia e Veriut, nga burimet e Gazetes Nacionale atje.

Arben Taravari nga koalicioni VLEN – koalicion ky që ka marrë bekim e pagëzim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një ngjyrim për gjoja “shqiptarisht të denjë” – në afro 2 mijë e 600 mijë votat që raportohet se kanë dalë nga diaspora del të jetë diku 1:4 në raport me Bujar Osmanin nga Fronti Evropian.

Bujar Osmani nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, siç e jep pulsi indikativ i mërgatës, del të jetë shumë më lartë se kundërkandidati i tij.

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut që mbahen nesër – ndonëse mbetet të shihen – bazuar veç në këto rezultate të bëra të ditur nga akterë politik të atjeshëm janë kështu: Fronti Europian (rreth 2000 vota) Koalicioni Vlen (rreth 500-600 vota).

Koalicioni VLEN ka përbrena vetes edhe tri kandidatë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, më i theksueshmi prej tyre, Bekim Qoku, këshilltar për Maqedoni të Veriut i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Qeveria e Kosovës i ka mbështetur eksplicit këto forca politike duke shënuar një ndërhyrje të paprecedentë në procese zgjedhore të një shteti fqinj me metoda si: ofrimi i infrastrukturës dhe resurseve njerëzore të LVV-së, bërja fushatë në favor të tyre me krerë të lartë të shtetit si Qeveria e Kosovës, shkuarja në person me mesazhe mbështëse në favor të kësaj force politike nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu; shkrime mbështetëse në seri nga deputetë si Armend Muja, Mefail Bajqinovci e të tjerë.

Lini një Përgjigje