Voton Monika Kryemadhi: Ditë të kollajshme dhe mbarësi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka votuar mëngjesin e sotëm në Kopshtin 31 në Bllok.

“Ditë të kollajshme dhe mbarësi. Bëj thirrje për votime të qeta. Iu uroj suksese shumë kandidatëve, e bindur se fitorja do të jetë e patjetërsueshme”, ka thënë Kryemadhi.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

klankosova.tv