Vrasja e 22 vjeçarit në Podujevë, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 22 vjeçarit në Podujevë.

Sipas njoftimit, lidhur me vrasjen që ndodhi më datë 12 shtator, në Gllamnik të Podujevës, pas hetimeve të Policisë, O.ZH/25 vjeç është dorëzuar në Polici.

“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet në polici”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.