Vrasja në Prishtinë erdhi pas konfrontimit në mes të dy grupeve, dy persona në kërkim, njofton Policia

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri te vrasja mbrëmë në Prishtinë, ka ardhur si pasojë e konfrontimit në mes të dy grupeve, shkruan Fokusi.info.

Të dyshuar për rastin janë dy persona që aktualisht janë në kërkim policor.

Në këtë rast është plagosur edhe një grua që është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton policia.

“Prishtinë 26.03.2024-21:20. Dyshohet se pas një konfrontimi në mes të dy grupeve ka ardhur deri tek gjuajtja me armë zjarri, ku si pasojë një mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa një femër kosovare është plagosur dhe e njëjta është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet përkatëse policore. Lidhur me rastin dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë në kërkim policor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Rasti nën procedura hetimore”, thuhet në njoftim./Fokusi.info/