Vrasja në Shkodër, ky është personi që ekzekutoi 51-vjeçarin brenda shtëpisë së tij (Foto)

Është publikuar fotoja e autorit që vrau ditën e sotme 51-vjeçarin, Petrit Vuksani me armë zjarri në shtëpinë e tij në Shkodër, pranë “Varrezave Katolike” të qytetit.

Autori i krimit është Lekë Vuksani, i cili mësohet se është i afërm i viktimës dhe jetonte me qira në banesën e viktimës Petrit Vuksani. Shkak është bërë konflikti për lekët e qirasë dhe Vuksani ka qenë i vetëm në banesë kur u qëllua me armë.

Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli (1 muaj më parë). Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.

Pas krimit autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e tij.