Vrasje në Shkodër, arrestohet autori

Burime për ABC bëjnë me dije se policia e Shkodrës ka mundur të vërë në pranga autorin e vrasjes që tronditi qytetin verior pak minuta para mesnatës.

I arrestuari është kapur vetëm pak kohë pasi ka kryer vrasjen, ndërkohë identiteti i tij dhe i viktimës ende nuk është bërë i ditur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaj, ndërsa policia po heton për të zbardhur të plotë këtë krim. /abcnews.al/