Vrasje në tentativë në Drenas, dy grupe rrahen mes vete – përdoren mjete të forta, thika e sëpata

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Drenas.

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar gjashtë persona, që ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë.

Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Gllogoc / 01.01.2024 – 20:55. Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor. Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.