Vritet gorilla e rrallë

Një ndër gorillat më të rralla në botë në Uganda e quajtur Rafiki është vrarë. Sipas asaj që raporton CNN, katër gjuetarë janë vënë në prangat e policisë dhe do të përballen me burgim të përjetshëm si dhe do të paguajnë një gjobë 5.4 milionë dollarë nëse shpallen fajtorë për vrasjen e një specieje në zhdukje.

Rafiki që besohet se ishte 25 vjeç ishte pjesë e grupit të famshëm të gorillave Nkuringo që jeton në Parkun Kombëtar Bwindi Impenetrable, i cili është shumë i frekuentuar nga turistët. Sipas autoritetit të jetës së egër në Uganda , gorilla u raportua i zhdukur në 1 Qershor.  Një ekip ekspertësh gjurmoi një person në një fshat pranë parkut ku u gjet edhe një mjet i mprehtë me të cilën mendohet se është vrarë edhe gorilla.

Një raport pas vdekjes zbuloi se mjeti me të cilin ishte përdorur i ka dëmtuar gorillës organet e brendshme. Personat e dyshuar kanë rrëfyer se gorilla i ka sulmuar dhe për t’u vetëmbrojtur ata i kanë gjuajtur. Katër personat janë në pritje të gjykimit, por ende nuk është e qartë se me çfarë akuzash përballen.

Autoriteti i jetës së egër Uganda e ka përshkruar vdekjen e Rafikut si një goditje shumë të madhe. Këto lloj gorillash janë ndër më të vjetrat në botë. Lloji i gorillave malore është i kufizuar në zonat e mbrojtura në Republikën Demokratike të Kongos, Ruandës dhe Ugandës. Pjesë e Parkut Kombëtar Bwindi Impernetrable janë edhe tetë gorilla femra , 3 këlyshë dhe 2 gorilla meshkuj të të njëjtit lloj.