Vritet një 25 vjeçar në Vlorë

Një 25 vjeçar është vrarë në Vlorë në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale K.B, 25 vjeç. Pas ngjarjes policia nisi menjëherë veprimet për kapjen e autorit, raporton TCH.

Në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Mësohet se disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e krimit janë shoqëruar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.