Vuçiq, Borrellit: Në Bruksel vij vetëm pas formimit të Asociacionit, nuk jam i interesuar për turizëm

Menjëherë pas paralajmërim për Takim të Nivelit të Lartë në Bruksel nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se në Bruksel nuk do të shkojë pa u formuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

“Mos më thirrni, sepse po më thirrni për turizëm, nuk jam i interesuar, kam qenë 100 herë”, tha Aleksandar Vuçiq. “Por, nëse më thirrni, ma bëni me dije që do ta bëni Asociacionin, pra kur ta bëni, unë shkoj dhe bisedojmë për të gjitha gjërat tjera”.

Në lidhje me pyetjen e Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se pse Serbia nuk formon Asociacione mbi baza etnike duke qenë se kanë 21 pakica kombëtare dhe 11 komuna që udhëhiqen nga kryetarë joserbë, Vuçiq tha se “kjo është marrëzi”.

“[Kurti] dëshiron të krijojë barazi mes statusit ligjor dhe politik të Serbisë me atë që ai e quan Republikë të Kosovë. Ne po zhvillojmë diskutime tani pikërisht për shkak se nuk jemi njësoj. Nuk keni asgjë çfarë të diskutoni për Serbinë qendrore”.

“Kemi një temë dhe ajo është në tryezë. Kur dikush mendon se ka të drejtë jetë arrogant, sepse mendon se ka padronë të mëdhenj, çfarë të bëjmë ne? Këto janë marifete të pakuptimta që nuk i shkojnë për shtati kujto që është i zënë duke bërë punë”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat serbe, raporton Insajderi.

Gjithashtu pyetur për deklarimin e zv/kryeministrit Besnik Bislimi se Kurti pas takimit me Lajçakun nuk i ka pranuar marrëveshjet e Brukselit dhe se hapat e tjerë duhet të diskutohen dhe pasi të ketë modifikime të marrëveshjen, ai tha se “është mirë që thanë çka mendojnë, dhe u mbetet mbështetësve të tyre dhe miqve të mëdhenj ndërkombëtar ta kuptojnë”.