Vuçiq pas takimit me Maas: Serbia dëshiron zgjidhje kompromisi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar në një konferencë për media se gjatë takimit të sotëm me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas kanë diskutuar edhe për Kosovën.

Ai mes tjerash tha se Serbia dëshiron zgjidhje kompromisi me Kosovën, transmeton Klan Kosova.

“Siç e dini, Gjermania ka njohur pavarësinë dhe Gjermania mbështet vazhdimin e dialogut, për të cilin Serbia është e gatshme. Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi dhe beson se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhja më e mirë sepse dikush gjithmonë mund ta heq atë. Ne kemi nevojë për paqe me shqiptarët “, tha presidenti i Serbisë, raporton Kosovo Online.