Vuçiq: Radojçiqi ndodhet në Serbi dhe nuk është i plagosur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në intervistë për RTS u deklarua për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, raporton rtvpresheva.com

Në pyetjen e gazetarit se a ishte prezent në Banjskë edhe Radojçiqi, Presidenti i Serbisë nuk u përgjigj konkretisht por tha se “Radojçiqi asnjëher nuk fshihet dhe se ai në çdo kohë do ti përgjigjet organeve të Serbisë”

Vuçiq deklaroi se Radojçiq ndodhet në Serbi dhe se nuk është i plagosur por se deklarimet për plagosjen e tij janë gënjeshtra të Sveçlës.