Vuçiq ‘vajton’ ndaj ndalimit të hyrjes për patriarkun Porfirije: Kjo s’ka ndodhur kurrë në histori

Autoritetet kosovare ia kanë ndaluar sot hyrjen në Kosovë patriarkut Porfirije, me arsyen e fortë, duke kërkuar nga ai që të dënojë vendosjen e barrikadave në veri të vendit.

Megjithatë, kjo duket t’i ketë penguar kreut të serbëve, Aleksandar Vuçiq, që gjeti një tjetër arsye për t’u paraqitur në rrjetet sociale.

Përmes një video-adresimi në rrjetin social “Instagram”, Vuçiq ka thënë se ndalimi për patriarkun Porfirije nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne po bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Fatkeqësisht, ata nuk donin të na dëgjonin ose nuk ishin shumë të interesuar të na dëgjonin. Sot edhe Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë, kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori…”, ka thënë ndër të tjerash Vuçiq, raportojnë mediat serbe.