Vuçiqi nuk përjashton “temat tjera” në takimin e Uashingtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka përjashtuar mundësinë e diskutimit të temave tjera në takimin e Uashingtonit, pos asaj që është thënë se do të jetë e vetmja – ekonomisë.

Vuçiq u shpreh kështu të mërkurën, pasi priti në Beograd anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodikun.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Vuçiqit, është paralajmëruar për 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Në Shtëpinë e Bardhë, me sa di, do të ketë biseda për çështje ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës. Por, nuk përjashtoj as temat tjera. Mirëpo temën e Bosnjës nuk ma ka përmendur askush”, ka thënë ai, kur është pyetur nëse në Uashington do të flitet edhe për Bosnjën, përkatësisht problemin e Republika Srpska.