VV thyen heshtjen zgjedhore, mban tubim në një hotel në Prishtinë

Vetëvendosje nuk e ka përfillur heshtjen zgjedhore.

Ajo sot ka mbajtur një tubim në njërin prej hoteleve në qendër të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Në videon që po qarkullon në rrjete sociale, shihet se i pranishëm në këtë tubim është edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Përveç tij, është edhe ish-ministrja, Rozeta Hajdari.

Nuk dihet nëse si rrjedhojë e thyerjes së heshtjes zgjedhore kjo parti do të gjobitet. /Lajmi.net/