Zbulohet e ardhmja e Valon Berishës

Reprezentuesi kosovar, Valon Berisha pritet të largohet nga Lazio në afatin kalimtar të janarit.

Pas shitjes së Riza Drumishit, Lazio është duke menduar që të largojë edhe Valon Berishën dhe Jordan Lukakun, shkruajnë mediet italiane, transmeton zëri.

Berisha nuk është në planet e trajnerit Simone Inzaghi dhe ai mund të huazohet te ndonjë klub gjatë janarit.

Berisha është paraqitur në vetëm 6 ndeshje këtë edicion për klubin italian.