Zbulohet mashtrimi i Berishës, përdor profile fake për të komentuar tek statuset e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha është një prej personave më aktivë në rrjetet sociale, duke publikuar shpesh herë ato që sipas tij janë denoncime, por që në fakt jo pak herë kanë rezultuar fake news.

Përveç lajmeve fake që poston në wall-in e Facebook-ut, “fake” duket se janë edhe komentet që bëhen në postimet e tij.

Të shumtë janë “përkrahësit” e tij në rrjetet sociale por me sa duket edhe ato janë profile false.  Këtë e ka vërtetuar një pakujdesi që Berisha ka bërë sot në profil.

Vetë Berisha ose ata qe menaxhojnë llogarinë e tij, kanë dashur të shkruajnë një mesazh urimi për të dhe bashkëshorten e tij.

Por kanë harruar të ndërrojnë llogarinë nga profili fals që do komentonin, dhe kanë komentuar me vetë adresën e Berishës.

Pra, në këtë koment është vetë Berisha, i cili uron vit të mbarë vetes së tij dhe bashkëshortes. Ky nuk është një lapsus, por një mashtrim i ish kryeministrit në raport me ndjekësit e tij në facebook.