Zbulohet pse truprojat e Kim Jong-Un vrapojnë pas makinës së tij

Sa herë që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un shfaqet në publik, kryesisht në ngjarje të rëndësishme dhe samite nëpër botë, bota pushtohet nga videot e truprojave të tij duke vrapuar pas veturës së shefit të tyre.

Ata janë bërë hit gjatë vitit të kaluar në Singapor, kur Kim u takua me presidentin amerikan Donald Trump, e prej atëherë janë parë edhe në disa raste.

Në librin e saj të botuar “Fat i shokut Kim Jong-Un”, korrespondentja e Washington Post, Anna Fillfield, zbulon se si “Kim ishte frymëzuar për truprojat nga aktori Clint Eastwood”.
“Kur ishte fëmijë ka parë filmin (In the Line of Fire), ku rolin e agjentit të Shërbimit Sekret amerikan e luan Clint Eastwood, që ruante presidentin John F. Kennedy që është vrarë në vitin 1963. E roli i Eastwood dhe agjentëve tjerë që vrapojnë pas veturës së presidentit, e ka frymëzuar liderin suprem”, ka shkruar autorja në libër.

faktiditor.ch