Zbulohet tableta e re që do të shpëtoj mijëra jetë

Një tabletë e re e cila pritet që së shpejti të jetë në treg, mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga dëmtimet në kokë, dhe të shpëtojë mijëra jetë çdo vit, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Acidi traneksamik do të ngadalësojë shkatërrimin e arterieve të gjakut, duke e kontrolluar gjakderdhjen në rastet kur njerëzit pësojnë trauma.

Çdo vit ndodhin përafërsisht 70 milion dëmtime të trurit nëpër botë, të shkaktuara nga aksidentet me makina. Trauma që e pësojnë këta persona, mund të përfundoj me dëme serioze shëndetësore, sidomos nëse nuk trajtohen menjëherë.

Studimi i bërë me 9.000 pacientë është publikuar në revistën The Lancet Medical Journal, dhe pritet që të jetë një nga zbulimet më të nevojshme të kohëve të fundit.