Zëdhënësi i AAK-së për Dimal Bashën: Është i padijshëm, para se të flasë të japë përgjigje për megaskandalet e VV-së

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, duke iu kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë se para se të flasë për dikë tjetër, duhet të japë përgjigjje për rastin e Martin Berishajt, Nagip Krasniqi, për Rozeta Hajdarin etj.

Xhemaili ka thënë se Dimal Basha ka mungesë të dijes dhe si i tillë është për tu dhimbsur.
“Gjithmonë më është dhimbsur qeky farë Dimali, bile edhe atëherë kur e tallnin edhe në baza raciste. Po më dhimset edhe sot, po sa i padijshëm është! Duke dashur të kundërsulmojë, e akuzon Haradinajn se e paska rritur koston e rrugës për Zahaq. I shkreti paska ra edhe më poshtë, duke mos e ditur se Kryeministri nuk i rritë e as nuk i zvogëlon kostot e projekteve. Këtë punë e bëjnë disa njerëz të tjerë dhe këtë do të duhej ta dinte ky farë deputeti aksidental”, ka shkruar Xhemaili.
Xhemaili ka thënë se deputeti Basha duhet me folë për rastin e Martin Berishaj, Nagip Krasniqi, Rozeta Hajdari etj.
“Por meqë po shitet si shumë i ditur, le t’i japë edhe disa përgjigje të tjera; për Martinin psh, ose për Nagipin, ose për Rozetën, ose për atë farë matrapazin e miellit, ose për “nanat në livadh””.
“Gabimet e të tjerëve janë shumë të vogla për me i mbulu megaskandalet e juaja o Dimal, po rri qaty e merre qat rrogë “mufte”!”, është shprehur Xhemaili.

Dimal Basha i përgjigjet Haradinaj për pyetjet që ia drejtoi Kurtit

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, pasi ky e ka pyetur Kurtin se a është me prokurorin apo me Besnik Mujecin – asamblisti i VV- së që u kap me narkotikë dje në Tiranë.

Basha ka thënë se pse e kanë shkarkuar tregon se me kë janë?

Ai ka shkruar se janë me drejtësi, por “prokuroria nuk është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo”.

“Ramush, fakti që e kemi shkarku atë djalin kallzon se me kë jemi!Ne jemi gjithë për drejtësi, por prokuroria nuk po është, po zgjedh kënd me ndjek e kënd jo!Për shembull, t’ish kanë prokuroria me drejtësinë, ti sot ishe t’u dhanë përgjegjësi për rritjen e çmimit të shpronësimit të autostradës Kijevë – Zahaç, prej 31 në 42 milionë euro.”, ka shkruar Basha.”Me ty në krye keni marrë vendim me pagu 11 milionë euro më shumë, me dyfishim të çmimeve të vetëm DISA parcelave, dhe ky vendim u bë publik me 31 dhjetor, natën e vitit të ri, që me kalu nën radar!Nuk u kanë keq me vet Fatmirin me çka po mirret, se asaj udhe je edhe ti!”, ka përfunduar ai.

Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!

Ish kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për rastin e arrestimit të asambaleistit të Vetëvendosjes, Besnik Mujeci nën dyshimet për trafikim me narkotik.

Haradinaj ka klërkuar një reagim nga kryeministri Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes.

“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar Haradinaj.

Besnik Mujeci, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është arrestuar të martën në Shqipëri bashkë me katër persona të tjerë nën dyshimet për trafikim me narkotikë.Gjatë operacionit të Policisë së Shtetit u sekuestruan gjithsej 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, me vlerë tregu rreth 400 mijë euro./Fokusi.info/