Zëdhënësi i qeverisë greke tregon se përse nuk u ftua Rama nga Mitsotakis

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thirrur në një takim informal në datën 21 gusht liderët e Ballkanit Perëndimor, por ftesa për Shqipërinë nuk i ka shkuar kryeministrit Edi Rama.

Qarqet politike dhe mediat greke e konsiderojnë një mesazh i rreptë ndaj qeverisë shqiptare mungesën e një ftese për kryeministrin e Shqipërisë Rama në darkën informale të thirrur nga homologu grek Mitsotakis, mbrëmjen e së hënës me liderët ballkanikë, me rastin e 20 vjetorit të «Deklaratës së Selanikut» për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Dhe shkak për këtë është bërë qëndrimi që ajo mbajti në çështjen Beleri. Në një intervistë për kanalin televiziv SKAI, zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka treguar arsyet.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë”. /TCH