Zëdhënësja e LDK’së: Albin Kurti po shndërrohet në përçarës të shqiptarëve kudo që jetojnë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar pas vizitës që kryeministri Albin Kurti ka bërë në Maqedoninë e Veriut, shkruan fokusi.info.

Halimi, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se derisa shoqërinë kosovare e ndau në dysh, tash ia ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, Kurti po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

Pasi e ndau në dysh shoqërinë kosovare, tentoi në Shqipëri, por dështoi, në Preshevë për një këshilltare shqiptarët i bëri pik e pesë, tash ua ka mësy edhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Albin Kurti, nuk e ka ndërmend të merret me problemet jetësore të qytetarëve të Kosovës, duke pretenduar të shndërrohet në figurë historike të shqiptarëve, sipas ambicies së tij populliste.

Por si peng i historicizmit ai po shndërrohet në përçarës i shqiptarëve kudo që jetojnë në hapësirat e tyre.