Zemaj apelon për zbatim të masave: Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sërish ka bërë apel tek që të respektojnë masat – kështu të mos imponohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Zemaj thotë se i dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur pasi virusi rëndon gjendjen e popullatës, rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë.

“Ju po harroni se s’po vendosni maskën. S’po respektoni rregullat antivirus. Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi. Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur”, u shpreh Zemaj.

Postimi i plotë: