Zetori bie në kanal në Fushë Kuqe, dy të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesditës në zonën e Fushë Kuqes, ku dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.

Sipas njoftimeve paraprake nga vendi i ngjarjes, rreth orës 14:00 dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, mjeti bujqësor zetor, me drejtues shtetasin I. I., rreth 60 vjeç, banues në Fushë Kuqe dhe pasagjeri, shtetasi Gj. M., rreth 21 vjeç, banues në Rrëshen, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë e mbytjes, dy shtetasit kanë humbur jetën.

Teksa, një grup i posaçëm hetimor po punon aktualisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dinamikës së aksidentit.

Lini një Përgjigje