Zgjedhja e presidentit të ri/ Rama: Marrim të kundërtën e Ilir Metës, përveç gjatësisë, mund të jetë edhe i shkurtër

Teksa është shprehur për zgjedhjen e presidentit të ri, kryeministrit Edi Rama tha se mjaftonte që i zgjedhuri apo e zgjedhura në këtë post të ishte e kundërta e presidentit aktual Ilir Meta, duke shtuar me batutë se mund të bënte përjashtim gjatësia.

Kryeministri Edi Rama: Për ne është përgjegjësi shumë e madhe, sepse është hera e parë që kemi mundësinë ta zgjedhim vetëm me votat tona. Merr Ilir Metën dhe ndërtoje të kundërtën komplet përveç gjatësisë. Mund të jetë edhe i shkurtër presidenti, por asgjë si Ilir Meta.