Zhduket i moshuari nga Ferizaj, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur nga Komuna e Ferizajt.

Personi që nuk po gjendet është Ilaz (Tahir) Sejdiu, i lindur me 19.10.1932, banor i fshatit Greme.

Ai është me gjatësi 1.70 cm, peshon 75 kilogramë, ndërsa ka sy me ngjyrë kafe dhe flokë të thinjura.

“I moshuari, që kishte dalë nga shtëpia në mëngjesin e datës 17 të këtij muaji, dhe nuk është kthyer më, kishte të veshura pantallona dhe xhaketë me ngjyrë kafe, këpucë të zeza me shirita ngjitës, ndërsa mbante edhe një plis të bardhë”, tha Policia.

Të gjithë ata që kanë informacione që ndërlidhen me personin e zhdukur, policia kërkon që të njoftoni stacionin më të afërt të policisë, apo përmes numrit kujdestar 192 dhe aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.