Zhduket një e mitur në Prizren

Prizren- Policia e Kosovës (PK) njofton se një e mitur është raportuar e zhdukur në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti thuhet se ka ndodhur të dielën, rreth orës 16:00, në fshatin Dobrushtë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë e mitur në fshatin Dobrushtë të Prizrenit.

“Raportohet se viktima femër kosovare- e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.