Zhduket pa lënë gjurmë 2 vjeçarja shqiptare, kjo është foto e saj

Një vajzë 2 vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka humbur në Pire të Greqisë. Mediat vendase kanë bërë publike foton e vogëlushes, e cila prej mëse 2 ditësh është zhdukur.

Aktualisht e gjithë policia e Athinës po e kërkon të miturën, por ende deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj.

Autoritetet kanë kontaktuar gjithashtu dhe me shtetet fqinje, pasi mbetet ende e paqartë nëse vajza është rrëmbyer apo thjesht ka humbur. Gjasat janë që e mitura të jetë rrëmbyer dhe për këtë çështje në median greke është postuar një foto e vogëlushes, e cila quhet Athina Hazizi.