Zhdukja e 39 fëmijëve shqiptarë në Angli, emigrantët paralajmërojnë protestë para “Home Office”

Zhdukja e 39 fëmijëve shqiptarë në Angli, emigrantët paralajmërojnë protestë para “Home Office”

Ditën e djeshme mediat britanike njoftuan se 39 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga kampet pasi mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Duke marrë shkas nga ky lajm emigrantët shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë paralajmëruar një protestë më 19 dhjetor para Home Office.

Emigrantët ftojnë shqiptarët që të mbrojnë familjet nga kryeministri britanik Rishi Sunak dhe Sekretarja e Brendshme Suella Braverman.
Në një muaj janë zhdukur 39 fëmijë shqiptarë vetëm në Kent. Ftojmë shqiptarët të mbrojmë familjet tona dhe të mos pranojmë poshtërimin nga Rishi dhe Suella.

JOQ