Zjarr në një shtëpi në Prizren, gjendet e vdekur një grua e moshuar

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në rrugën “Nysret Seharsoy” në Prizren, të hënën rreth orës 03:30 në Prizren.

Gazeta Sinjali mëson përmes burimeve se zjarri kishte kapluar bodrumin e shtëpisë në të cilën ka qenë një e moshur e cila si pasojë e djegjeve ka vdekur.

Siç merr vesh Sinjali, ekipi mjekësor i Urgjencës e ka konstatur vdekjen e viktimës,

Trupi i pa jetë I viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.