Zyrtare: Dorëhiqet ministri Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në një konferencë për media të mbajtur në ora 11:00.

Vitia pas një prezentimi të tij mbi situatën me COVID, të cilën u lavdërua për menaxhimin që i ka bërë.

Ai ftoi qytetarët të vaksinohen në numër të madh që ta mbrojmë shëndetin, poashtu ai ka falenderuar kryeministrin Kurti për besimin që i ka dhënë në udhëheqjen e ministrisë së Shëndetësisë, duke e vlerësuar si përvojnë më të mirë në karrierën e tij.

Ministrin Vitia pritet ta zavendësojë zëvendësministrja aktuale, Dafina Gexha.

Ndryshe, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit për kryetar të komunës së Prishtinës kandidojnë: Uran Ismajli nga PDK, Përparim Rama nga LDK, Arben Vitia nga LVV, Daut Haradinaj nga AAK dhe Gëzim Mehmeti AKR./Fokusi.info/