ZYRTARE: Valon Behrami rikthehet në Serie A

Valon Behrami është lojtar i Genoas.

Skuadra nga ‘Luigi Ferraris’ ka depozituar kontratën e lojtarit në ligë, i cili ka qenë i lirë pas largimit nga Sion, përcjell lajmi.net.

Behrami gjithashtu ka filluar stërvitjet me skuadrën e Genoas.

Për Behramin transferimi në Serie A është një rikthim në të kaluarën. Dihet se ai ka veshur fanellat e Hellas Verona, Lazio, Fiorentina, Udinese, Napoli dhe tash Genoa.