Kontrollorët ajror në grevë njëorëshe

Shoqata Sindikale e kontrollorëve të trafikut ajror, ka njoftuar se sot do të mbajnë grevë njëorëshe, prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Greva vjen si pasojë e pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në  Ligjin për Pagat,  të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
SINKON, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.
Gjithashtu, ky institucion ka paralajmëruar se nëse Institucionet e Kosovës nuk reagojnë pas kësaj greve, situata do të përshkallëzohet.