Ndërron jetë ish-eprori i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, Ramiz Kabashi

Deputeti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njofton se ka vdekur ish-eprori i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, Ramiz Kabashi.

Njoftimin e ka bërë në profilin e tij në Facebook, duke u shprehur se dhimbjen e ndajnë me familjarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën

Postimi i plotë:

Çdo ditë po ndahen nga ne bashkëluftëtarë, me të cilët na bashkuan idealet e lirisë.

I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim të ditëve të lavdisë, Ramiz Kabashi nga Prigoda e Istogut, epror i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

Dhembjen e ndajmë me familjarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.

U prehtë në paqe!